Kosova po i humbet pyjet me një ritëm shumë të shpejtë.
Kjo po na kushton më shumë sesa vetëm drunjtë tanë. Po na kushton në jetesën tonë, pasi që po i humbim vendet tona të punës. Po na kushton shëndetin tonë pasi po humbim aftesinë tonë për të marrë ajër të pastër. Po na kushton me strehën dhe sigurinë tonë. Si mund të marrim ajër të pastër pa pyjet tona?
Megjithatë ende nuk është tepër vonë!
Nëse bashkohemi si qytetarë, biznese e qeveri, ne mund t’i mbrojmë pyjet tona dhe t’i restaurojmë ato që i kemi humbur. Mund të rrisim ekonominë dhe të sigurojmë vende pune. Mund ta bëjmë natyrën të lulëzojë përsëri dhe të frymojmë ajër të pastër. Mund ta shpëtojmë strehën tonë prej së cilës marrim ajër të pastër.
● Bashkohuni në fushatën tonë #MoseMerrMalin
● Mbillni 8 pemë që të rriten së bashku me çdo të porsalindur, këtu mund ta shihni listën e drunjve vendor.
● Adoptoni drunj! Na kontaktoni për të mësuar më shumë se si të bëni një gjë të tillë.
● Ndani me ne sugjerimet dhe zgjidhjet tuaja.
Na kontaktoni nëse jeni të interesuar për ndonjërin nga aktivitetet e lartpërmendura dhe mësoni me shumë për shpyllëzimin në Kosovë përmes hartës sonë interaktive.
“Duke i restauruar pyjet tona, ne do ta
ringjallim ekonominë dhe shëndetin tonë.”