Ne e duam Kosovën dhe natyrën e saj që na ka shërbyer si strehë për shumë vite. Historia jonë është e lidhur thellë me rrënjet e lashta të pyjeve tona. E sot, pyjet tona janë në shërbimin tonë, duke na ofruar një vend për t’u relaksuar, për të marrë ajër të pastër dhe për t’u shëruar.
Ne i kemi trashëguar këto pyje prej paraardhësve tanë. Ato na japin jetë.
Ne po i presim, po i djegim drunjtë tanë, po i shfrytëzojmë ata dhe nuk po i lëmë të rriten. E kjo po na ndikon në frymëmarrjen, mirëqenien e familjes sonë, shëndetin e fëmijëve tanë dhe jetesën e komunitetit tonë në përgjithësi.
A e dini se Kosova humb rreth 1.5 hektarë pyje në ditë?
Hapësira se ku marrim frymë po zvogëlohet çdo ditë para syve tanë. Streha jonë po i venit krahët për mirëqenien tonë të ardhshme, për fëmijët tanë dhe për të gjitha krijesat e gjalla. Ne po humbasim të ardhmen tonë. Nga një pyll në ditë!
“Është koha që të veprojmë sikur nuk do
të mund të merrnim frymë nesër!”
Ne bashkojmë shkencën, teknologjinë dhe ndryshimtarët, kampionët, institutet të gjeoshkencës, shkencëtarëve të të dhënave dhe bizneseve përgjegjëse dhe inovatore. Së bashku, mund ta luftojmë shpyllëzimin dhe t’i rigjenerojmë pyjet tona për të na shërbyer neve dhe të ardhmes sonë.
Më poshtë mund ta shikoni hartën dhe të eksploroni rritjen e shpyllëzimit në Kosovë nga viti 2001 deri më 2019. Përdorni shiritin rrëshqitës për të parë këtë dukuri me kalimin e kohës.
Cumulative Forest loss
Këto harta rreth shpyllëzimit janë realizuar duke përdorur pajisje me bazë satelitore, të tilla si Sentinel 2 e Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe Landsat 8 të NASA-së.
Rezultatet janë konfirmuar nga një ekip shkencëtarësh të të dhënave dhe specialistë të cilët analizojnë fotografi ajrore dhe imazhe satelitore. Procesi i konfirmimit përfshin tri metoda:
-
Inspektimi vizual duke përdorur imazhe satelitore me rezolucion të lartë të më shumë se 200 ngastra të shpyllëzimit;
-
Krahasimi me vlerësimet rreth shpyllëzimit nga Global Forest Watch (GFW);
-
Detektimi i ndryshimeve duke përdorur imazhe satelitore të radarit
Këto dy fotografi japin pamje të shpyllëzimit ndërmjet viteve 2011 dhe 2013.
Përdorni shiritin rrëshqitës për të parë se sa ndryshime janë bërë vetëm në 2 vite.
Ne krahasuam rezultatet që kemi marrë kundrejt vlerësimeve të shpyllëzimit sipas GFW. Siç mund ta shihni, vlerësimet janë mjaft të përafërta pavarësisht nga përdorimi i qasjeve të ndryshme.
Klikoni në grafikon për të parë se sa hektarë të pyjeve janë humbur me kalimin e kohës.
Si mund të ndihmoni?
Ne mund ta ndryshojmë situatën duke bashkuar zërat tanë. Mund ta kthejmë mirëqenien tonë duke mbrojtur pyjet tona të lashta. Mund ta krijojmë një bollëk të ajrit të pastër dhe pyje të reja që do të na mirëpresin dhe do të na lejojnë të marrim frymë dhe të festojmë.
Shpresojmë që duke bashkuar hartat që tregojnë shtrirjen dhe shkallën e shpyllëzimit së bashku me mediat, tregimi ynë mund të arrijë një audiencë të madhe. Ndajeni këtë Story Map me sa më shumë njerëz që së bashku mund të bëheni prej atyre që shpërndajnë njohuri dhe rrisin ndërgjegjësimin me aktivistë dhe politikëbërës. Duhet të këmbëngulim për veprime dhe udhëheqje nga ana e qeverisë dhe sektorëve privatë e socialë. Vendi ynë i vogël meriton të ketë strehë dhe të gëzojë kënaqësitë e pyjeve dhe maleve.
“E meritojmë të marrim frymë lirshëm!”
*Pasi të nënshkruani formën, dërgoni dokumentin ne formë të skenuar tek info@slkosova.org