RRETH NESH
Sustainability Leadership Kosova
Vizioni ynë është që ta bëjmë Kosovën shembull global të një shoqërie që është e qëndrueshme, e shëndetshme, e drejtë dhe e begatë.
Misioni ynë është të përshpejtojmë miratimin e praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm drejt një ekonomie të drejtë, biodiverse dhe pozitive ndaj natyrës.
Vlerat tona
Ne i japim përparësi mirëqenies së të gjithëve; njerëzve, kafshëve, bimëve dhe planetit duke qenë shembull për t'u ndjekur nga të tjerët;
Ne jemi strategjik dhe plotësisht të fokusuar në ndryshimin e sistemeve;
Ne përpiqemi të ndërtojmë ura mirësie, empatie dhe bashkëpunimi me partnerët aktualë dhe të ardhshëm;
Historiku ynë
SLK është themeluar nga Indira Kartallozi dhe nga një bashkëpunim me ndryshimtarë, krijues dhe organizatorë që kanë pasion, vizion dhe ekspertizë. Prandaj:
- Puna jonë fokusohet në zbulimin e potencialit të individëve, bizneseve dhe organizatave, duke siguruar kapacitetet udhëheqëse për një të ardhme të shëndetshme.
- Veprimet tona identifikojnë dhe kultivojnë komunitete të udhëheqësve të ndryshimit, bashkë-krijues të zgjidhjeve inovative për sfidat e qëndrueshmërisë me të cilat përballemi të gjithë.
- Së bashku, ne bashkëpunojmë për të mundësuar aftësitë individuale për të udhëhequr dhe transformuar kulturën e ekipit për të përtërirë dhe rritur ndikimin organizativ.