Kosovë
Ndërmarrje Sociale
Mosha 20+
Fokusohet në ato OJQ që kanë potencial të transformohen në ndërrmarje të vetë-qëndrueshme. Ky program i mbështet organizatat për të ridefinuar misionin dhe parimet e tyre, për ta përforcuar vlerën e tyre të ofertave, të identifikojnë produkte/shërbime të reja dhe ekzistuese të cilat mund të zhvillohen më tej në mënyrë që të zgjerojnë burimet e tyre të të ardhurave. Përveç kësaj, pjesëmarrësit udhëzohen të rikonsiderojnë markën, produktin, marketingun dhe strategjinë e tyre financiare, si dhe të mësojnë se si të raportojnë ndikimin e tyre jo-financiarisht.
Ky program është projektuar për të udhëzuar secilin pjesëmarrës të punojë në ‘planin e tyre transformues’ të udhëhequr nga ekpertët dhe konsulentët tanë. Për të përforcuar më tej rezultatet e të nxënit, pjesëmarrësve u caktohen detyra pas përfundimit të secilës fazë, të cilat janë të domosdoshme për përfundim të suksesshëm të këtij programi.
Përmes këtij programi, ne i pajisim pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi për të filluar dhe drejtuar ndërrmarrje shoqërore, më tutje ne promovojmë rritjen e sektorit të ndërrmarrjeve shoqërore, rrisim mirëqenien e planetit tonë, si dhe mundësitë e punësimit dhe shërbimet e ofruesve për të trajtuar nevojat e grupeve më të cenueshme.
SEKA 2.0
Jeni të interesuar? Na kontaktoni për më shumë informacione