LAJMET E FUNDIT
SFIDAT ME TË CILAT PËRBALLEMI
Ne jemi në dijeni që Kosova përballet me sfida të ndryshme sociale, ekonomike dhe mjedisore, siç janë:
​​
-
Shoqëria jonë është e ndikuar nga kultura e konsumit të tepërt, ku ne blejmë më shumë se ç’na nevojitet dhe shpesh ato gjëra përfundojnë në ndonjë deponi të mbeturinave;
-
Ekonomia është e bazuar në skemën ‘Prodhojmë-Konsumojmë-Gjuajmë’ dhe struktura të përqëndruara vetëm te fitimi;
-
Ekosistemet ndikohen dhe dëmtohen nga nivelet e larta të ndotjeve deri në shkatërrim të biodiversitetit dhe humbjes së burimeve të ujërave të pijshëm
-
Kultura e punës është e dominuar nga konkurenca, hierarkitë, kontrolli dhe korrupsioni;
-
Njerëzit janë të ndarë në grupe të ndryshme për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të pasurisë dhe të përjashtuar nga qasja në mundësitë ekonomike.
Këto sfida aktuale bëjnë thirrje për ndryshim të mentalitetit ekzistues, pasi që ne kemi nevojë për më shumë veprime të fuqishme, zgjidhje radikale dhe ndryshime të mendjeve dhe zemrave.
​
Përmes punës sonë, ne synojmë ta PËRSHPEJTOJMË këtë ndryshim.
ZGJIDHJET TONA
Qëllimi ynë është të edukojmë, të nxisim dhe të mbështesim integrimin e zgjidhjeve të qëndrueshmërisë në Kosovë.
Veprimet dhe aktivitetet e SLK-së janë të projektuara në drejtim të ndryshimit të sistemit, i cili është qëllimi kryesor i punës sonë.
Ne synojmë të arrijmë nivelin më të lartë të ndryshimit i cili do të krijojë një ndikim pozitiv afatgjatë dhe vlera të përbashkëta tek:
​
Ne do të fuqizojmë bizneset duke iu ndihmuar dhe udhëzuar ata se si të integrojnë qëndrueshmërinë dhe ta zhvillojnë udhëheqjen transformuese për të arrituar ekonomi të drejtë shoqërore, me zero mbetje dhe e cila është karbon neutrale.
EKONOMIA
Ne do t’i japim përparësi punës me individët, duke shrytëzuar fuqinë e tyre për ndryshim përmes veprimeve që promovojnë mirëqenien, barazinë dhe drejtësinë shoqërore, duke çuar drejt një të ardhme të shëndetshme për të gjithë.
NJERËZIT
MJEDISI
Ne do ta nxisim përgjegjësinë individuale, organizative dhe kolektive për mbrojtjen e natyrës, e cila është burimi i jetës, duke përfshirë të gjitha krijesat e gjalla dhe ekosistemet që i mbeshtesin ata dhe ne.