Ç’ËSHTË SHPYLLËZIMI?
Shpyllëzimi është procesI i prerjes grupore të drunjve ose pyjeve të cilat më pas kthehen në përdorim jo-pyjor. Zakonisht, këto hapësira shndërrohen në ferma ose shfrytëzohen për përdorim urban.
A E DINI SE?
...pyjet mbulojnë 30% të sipërfaqes
së Tokës
...80% e kafshëve dhe bimëve tokësore jetojnë në pyje dhe shpyllëzimi rrezikon shumë specie
...shpyllëzimi mund të shkaktojë erozion të tokës dhe përmbytje
...bujqësia dhe lënda drurore janë shkaqet kryesore të shpyllëzimit
...pothuajse gjysma e lëndës drurore dhe letrës në botë përdoret vetëm nga Evropa, ShBA-ja dhe Japonia
HARTA E SHPYLLËZIMIT
Ne kemi përdorur imazhe satelitore për të hetuar shpyllëzimin në Kosovë.
Përdorni hartën për të parë shpyllëzimin në Kosovë prej vitit 2001 deri ne vitin 2019. Lëvizni shiritin rrëshqitës për të parë këtë dukuri me kalimin e kohës. Me të kuqe tregohet shpyllëzimi total, ndësa me të verdhë tregohet shpyllëzimi brenda një viti.
DeforestACTION
I'm a paragraph. Click here to add your own text and edit me. It's easy.
Legjenda: Rritja e Shpyllëzimit në Kosovë gjatë viteve 2001-2019
NË KOSOVË
Në Kosovë mes viteve 2000 dhe 2019, hapësirat tona pyjore janë zvogëluar për rreth 7,618 ha
Kjo do të thotë se shkalla e shpyllëzimit, që nga viti 2000, ishte e barabartë me një humbje prej 1.5 fushave të futbollit çdo ditë
Në Kosovë, për shkak të shpyllëzimit, speciet në rrezik janë ujku, ariu, dhelpra, shqiponja, rrëqebulli dhe qukapikët.
Lëvizni shiritin rrëshqitës. A i vëreni ndryshimet?
Çfarë mund të bëni për të parandaluar shpyllëzimin?