Search

Vizita Studimore në rajonin e Mitrovicës dhe Skënderajit

Dita e dytë e vizitës sonë studimore me profesionistë të diasporës na çoi në rajonin e Mitrovicës dhe Skënderajt.


E nisëm rrugëtimin tonë në Agro-Florentina, një kompani e çertifikuar për produkte organike, ku na priti Blerinda Veliu, Menaxhere Eksporti & Bashkëpunëtore e Qëndrueshmërisë.

Për tre dekada, familja Veliu ka përmirësuar vazhdimisht veprimtarinë e tyre të biznesit. Ata filluan me mbledhjen e kërpudhave të egra në vitet '90 dhe tani ata kultivojnë dhe mbledhin fruta pylli dhe bimë aromatike mjekësore.

Gjatë vizitës sonë, ne patëm mundësinë të mësojmë më shumë për praktikat e tyre rigjeneruese bujqësore, produktet që ofrojnë në Botanic dhe planet e tyre për një bujqësi më të qëndrueshme dhe inovative.


Ndalesa jonë e dytë në rajon na çoi në një nga vendet më interesante dhe piktoreske në Kosovë, Shala e Bajgorës. Aty ndaluam te Vila Vllahia, e cila është ndërtuar 80% nga materiale të ripërdorura nga rajoni. Ajo që ne admirojmë më shumë te pronari i bujtinës, Fehmi Ferati, është se ai ka vendosur hapa të qartë veprimi për ta bërë vilën e tij idilike më të qëndrueshme, ndërkohë që kontribuon në punësimin e të rinjve në zonë.


Vizita jonë e fundit në rajon na çoi tek Hotel Dardani, një biznes familjar, ku pronari Ilmi Sadiku, së bashku me dy djemtë e tij, Durimi dhe Dardani, menaxherë në hotel, na pritën dhe na treguan për udhëtimin e tyre. Ata, duke qenë ish-anëtarë të diasporës në Finlandë, vendosën të kthehen dhe të investojnë në Kosovë për të rikthyer praktikat më të mira nga vendi i tyre i dikurshëm i banimit. Ata na shpjeguan përpjekjet e tyre aktuale dhe përvojat e mëparshme në investimin në energji alternative në hotelin e tyre, përkundër mungesës së incentivave financiare nga bankat në Kosovë për investime në energjinë e ripërtëritshme.


Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Këto vizita u japin profesionistëve tanë të diasporës një mundësi për të kuptuar më shumë për strategjitë, qëllimet dhe operacionet e biznesit që kanë këto ndërmarrje dhe hap dyert për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen.


Ky aktivitet/raport/publikim, është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili implementohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkomëbëtar (USAID) në Kosovë. GERMIN është partner i KCSF-së në implementimin e këtij aktiviteti

0 views0 comments

Recent Posts

See All