Search

Vizitë Studimore me Profesionistë të Diasporës

Updated: Nov 1

Në misionin tonë për të nxitur praktikat e qëndrueshme në operimet biznesore në Kosovë, katër profesionistë të jashtëzakonshëm nga diaspora, me prapavija të ndryshme që mbulojnë sektorët e qëndrueshmërisë dhe mjedisit, do të na bashkohen në një vizitë studimore me bizneset vendore anembanë Kosovës. Nëpërmjet këtij projekti ne synojmë të ndihmojmë bizneset në Kosovë që të punojnë me qëndrueshmërinë në mënyrë strategjike dhe të strukturuar duke rishikuar planet e tyre të biznesit dhe veprimeve, si ulja e kostove përmes konsumit më të ulët të energjisë dhe ujit, menaxhimi më i mirë i mbetjeve; dixhitalizimi dhe promovimi i ekonomisë qarkore në veprimtarinë e tyre. Vizita studimore treditore do të zhvillohet në rajonet e Prishtinës, Gjakovës dhe Mitrovicës.


Ne besojmë në integrimin e komunitetit të diasporës duke i ofruar atyre një hapësirë për këshilla, udhëzim dhe bashkëpunim me komunitetin lokal.


Pjesë e ekipit tonë të Diasporës do të jenë:


Bardha Kushutani von Kappelgaard - Danimarkë


Bardha ka një prapavijë arsimore në Shkenca Politike dhe ka punuar për më shumë se gjysmë dekade në Climate Action, ku ka mbështetur zhvillimet për investime, inovacione dhe partneritete. Bardha ka udhëhequr zhvillimin e portofolit të biodiversitetit tek World Climate Foundation, duke përfshirë krijimin e platformës World Biodiversity Summit dhe rrjetit të tij, pozicionimit të praktikave rigjeneruese për industritë kryesore të përmendura në New Global Biodiversity Framework; si pylltaria, oqeanet, bujqësia, energjia, ekonomia qarkore, financa dhe sigurimet.

Petrit Ahmeti - Holandë


Petriti është specialist i Qëndrueshmërisë nga Zadari, Kroaci, i rritur në Prishtinë, Kosovë. Ai fitoi bachelor në Shkencat e Tokës dhe Mjedisit nga Universiteti i St. Andrews në vitin 2019, pas së cilit u transferua në Holandë për të ndjekur një karrierë të fokusuar në qëndrueshmëri. Ai fillimisht iu bashkua Spent SEE si Zyrtar i Qëndrueshmërisë, ku mbështeti zhvillimin e strategjisë ESG. Udhëtimi i tij i dytë akademik e çoi në Erasmus në Universitetin e Roterdamit, ku përfundoi masterin në Mjedisin Urban, Qëndrueshmërinë dhe Ndryshimet Klimatike. Pas përfundimit të studimeve master, ai iu bashkua PVH Corp si Specialist i Operacioneve të Qëndrueshmërisë, ku drejtoi gjurmët vjetore të GHG, bëri vlerësimet e rrezikut të klimës dhe raportet e korporatës. I shtyrë nga dëshira për të ndihmuar dekarbonifikimin e kompanive dhe zinxhirit të furnizimit, ai krenohet me mbështetjen e tranzicionit të tyre drejt zeros neto. Kur nuk është i zënë me punë, mund ta gjeni duke gatuar ose duke luajtur basketboll.


Suzana Lutolli - Mbretëria e Bashkuar


Suzana është nga Kosova dhe që prej 24 vitesh jeton në Britani të Madhe. Me një diplomë universitare në Psikologji dhe një master në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare, Suzana është gjithashtu edhe nënë e dy vajzave të mrekullueshme. Suzana ka përvojë të demonstruar prej më shumë se 20 vitesh në drejtimin dhe menaxhimin e ekipeve në organizata të mëdha dhe komplekse, zhvillimin e strategjive, hartimin dhe zbatimin e iniciativave për përmirësimin dhe ndryshimin e biznesit si në nivel shërbimi ashtu edhe në nivel individual; ndihmon në mbështetjen, stërvitjen dhe fuqizimin e ekipeve dhe individëve për t'u përshtatur dhe mësuar mënyra të reja të punës, për të arritur standarde të larta të performancës dhe rezultate të qëndrueshme. Suzana beson në një botë të drejtë, ajo është e përkushtuar ndaje praktikave gjithëpërfshirëse dhe të barabarta, të cilat mund të arrihen vetëm nga një udhëheqje njerëzore dhe empatike.

Kushtrim Rama - Suedi


Kreshniku është inxhinier në Sistemet e Energjisë së Qëndrueshme. Ai është lindur dhe rritur në Suedi dhe ka fituar diplomën master nga Universiteti Chalmers.

Që nga diplomimi, Kreshniku ka punuar kryesisht në sektorin e energjisë së rinovueshme me zhvillimin e projekteve të reja, si të ekzistueshme ashtu edhe në teknologji të reja.

Motivimi i tij vie nga dëshira e rritjes së energjisë së qasshme dhe të përballueshme nga të gjithë

Kur nuk është duke u përpjekur ta shpëtojë botën, Kreshniku kalon kohën si DJ dhe pëlqen të luaj basketboll.




Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

7 views0 comments

Recent Posts

See All