top of page
Search

Trajnimi Green Hub në Prizren

Updated: Mar 4, 2022

Programi Green Hub implementohet në partneritet në mes Sustainability Leadership Kosova dhe Venture UP, dhe mbështetet nga UNDP Kosova. Ky është një program i cili po udhëheq ndryshimin dhe nxit trendet e ekoturizmit në Kosovë. Programi synon Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM-të) ekzistuese të turizmit për rimëkëmbjen e gjelbër nga COVID-19 dhe kalimin drejt qëndrueshmërisë mjedisore; diversifikimin e NMVM-ve të tjera në zinxhirin e vlerës së turizmit në fusha të tilla si zejtaria dhe bujqësia. Për më tepër, programi synon iniciativa të reja turistike nga të rinjtë; studentë të Universitetit të Prishtinës dhe më gjerë.


Theksi i këtij programi do t'i kushtohet adoptimit të praktikave të sigurta për COVID-19 dhe mjedisin. Në nivel të ndërmarrjeve, masat për të zbutur ose eliminuar ndikimet negative dhe një model operimi financiarisht më të qëndrueshëm.


Projekti synon të mbështesë deri në 50 NVM turistike në rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e tyre drejt qëndrueshmërisë.


Një ndër komponentet më të rëndësishme të këtij programi janë edhe trajnimet të cilat u ofrohen NVM-ve ekzistuese të sektorit të turizmit.


Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit me NVM-të e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, në radhë ishte trajnimi me rajonin e Prizrenit. Ky trajnim u zhvillua në mes datave 21 - 25 shkurt dhe mikpriti 21 pjesëmarrës nga nënsektorë të ndryshëm të turizmit.


Ky trajnim 5 ditor, ndonëse quhet i tillë, ai në vete nuk është i njëjtë me mënyrat klasike të trajnimit, por përmban material dhe aktivitete të tilla interaktive të cilat bëjnë fuqizimi individual në atë mënyrë për të krijuar një udhëtim të zhvillimit personal dhe profesional dhe do të mbështesë zhvillimin e 'aftësive të buta' të pjesëmarrësve të cilët më pas mund të shndërrohen në ndryshimtarë pozitiv në komunitetin e tyre.




Anila Sahatqiu, bashkëpronare e restaurantit “Familja”, gjatë trajnimit ka qenë aktive dhe ka shprehur interesim të madh në përvetësimin e praktikave të reja mjedisore në biznesin e saj. Ajo shprehet se qëllimet e biznesit të saj janë të përfshijë sa më shumë praktika mjedisore, si eliminimin e përdorimit të shisheve të plastikës, mbjelljen e bimëve dhe servimin e tyre në restaurant, si dhe zgjerimin e biznesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.



Auron V. Brahimaj, si menaxher ka 9 vite që ndihmon dhe punon në biznesin e tij familjar, restorantit “Natyra”, në Prizren. Ai ka lindur në Itali dhe prindërit e tij kanë punuar atje për mbi 30 vite ku fituan përvojë të vlefshme dhe vendosën që ta transferojnë përvojën e tyre në Kosovë duke hapur një restorant me kuzhinë italiane. Restorant Natyra është themeluar në vitin 2013 me një staf profesional dhe ambicie të mëdha për t'u bërë një nga restorantet italiane më të njohura në Kosovë.



Blerta Nreraj, pronare e bujtinës Bio Lodge në Mejë, është mësimdhënëse me profesion mirëpo ka një interes të veçantë ndaj natyrës dhe bjeshkatarisë. Me moton “Ndjeni natyrën”, bujtina e saj ofron ushqim tradicional dhe organik, si dhe me pamje të mahnitshme në fshatin Mejë, ku vizitorët kanë mundësi ta shijojnë natyrën dhe kafshët që i rrethojnë.

“Nga ky trajnim kam mësuar shumë gjëra të reja nga një trajnere e mrekullueshme. Qëllimi im tani është të vazhdoj të mësoj dhe hulumtoj më shumë në lidhje më praktikat e qëndrueshme dhe eko”.


Drini Collaku, edhe pse ende në studime, ai jep kontributin e tij të vazhdueshëm në biznesin familjar “Villa Park”. Biznesi i tij familjar operon në kuadër të fushës së gastronomisë dhe akomodimit në Prizren. Gjatë trajnimit, Drini ka ndarë me ne shumë ide dhe ka shprehur gatishmëri që t’iu ofrojë ndihmë pjesëmarrësve të tjerë me gjërat që ai ka mundësi të ju ndihmojë.



Edmond Driza, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Menaxhim Biznesi, ka një përvojë prej 6 vitesh në tregun e turizmit. Ai menaxhon Hostel Ura, një hostel i lokalizuar në qendër të Prizrenit me kushte moderne për akomodimin e mysafirëve, dhe kapacitet të konviktit me 30 shtretër gjithsej, dhe një hapësirë të këndshme të madhe në zonën e hollit.



Fatime Boshnjaku, edhe pse me profesion mësimdhënëse, tani më e pensionuar, ajo është shumë e pasionuar pas natyrës. Pas daljes në pension, ajo hapi një bujtinë të quajtur Hostel-F, që është shumë atraktive për vizitorët dhe gjindet në zonën historike dhe kulturore të Gjakovës. Motoja e biznesit të saj është “Ndjeheni veten si në shtëpi”. Përmes këtij trajnimi dhe granti, ajo shpreson që të bëjë zgjidhje afatgjate për sistemit të ngrohjes së bujtinës.



Ferijalle dhe Murteza Dula u orientuan në karriera të ndryshme profesionale, megjithatë janë të lidhur përmes punës në bujtinën e tyre. Bujtina e tyre, Kulla Dula, është një shtëpi tipike kosovare dhe e veçantë, e ndërtuar rreth vitit 1900. E përzier me elemente antike dhe moderne, kjo kullë iu ofron turistëve qëndrim të rehatshëm dhe unik.

Ferijalle, “Zakonisht jam shumë e ngarkuar me punë dhe nuk kam kohë të mjaftueshme të ndjekë trajnime të tilla, por mund të them që jam shumë e lumtur të jem pjesë e këtij rrugëtimi të mrekullueshëm. Nuk e kam menduar se sa mundësitë mund t’i kemi humbur vetëm për arsye që kemi ngurruar ose nuk kemi qenë mjaft mendje hapur”.

Myrteza, “Nga ky trajnim kemi mësuar nga mentorët dhe pjesëmarrësit se si ta përmisojmë biznesin tonë në aspektin financiar si dhe si t’i zvogëlojmë ndikimet në natyrë. Do t’i jem gjithmonë falënderuese SLK-së për këtë mundësi të artë që na ndihmoi në përmisimin jo vetëm të vetvetës por edhe të komunitetit rreth nesh”.


Burim Sallauka ka përfunduar studimet për "Menaxhment dhe Ekonomi" dhe më pas ka hapur një restorant në Prevallë së bashku me vëllain e tij, Ibrahimin. Është edhe nënkryetar i “Odës së Mikpritjes dhe Turizmit të Kosovës”. Restoranti "KOHA" është një biznes familjar i themeluar për herë të parë në vitin 2002 në Prevallë, fshat turistik mes maleve të bukura të Sharrit. Së bashku me restorantin tradicional ofrohen edhe shërbime akomodimi, si dhe ski-lift gjatë stinës së dimrit. Butrint Sallauka, është student i arkitekturës në kolegjin UBT, kurse Festina Sallauka, është studente e drejtësisë në Fakultetin Juridik, në Universitetin "Ukshin Hoti". Së bashku ata ndihmojnë familjen e tyre në menaxhimin e biznesit.


Flaka Bamja, përfaqësuese e Sharri Ecotour, një kompanie të vogël, por me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit përbrenda rajonit të Sharrit, dhe që funksionon zyrtarisht që nga viti 2014, punon me grupe të organizuara dhe vizita individuale si në Prizren ashtu edhe në Kosovë.


Qendra Informative Ekoturistike dhe Turistike Sharri Prizren ofron shërbime të ndryshme turistike, si paketa turistike, guida turistike, dhe promovon rajonin e Prizrenit, duke përfshirë vizitat turistike në monumentet kulturore dhe historike si dhe eko-vizitat në trashëgimitë natyrore, si Parku Kombëtar Sharri dhe Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.



Galdim Jusufi, në këtë trajnim ishte pjesëmarrës si pronar i City Hostel në Prizren. Ky hostel gjindet në lokacionin e përsosur të këtij qyteti. Përveq dhomave shumë funksionale dhe moderne, në ditët e nxehta të verës turistët mund ta kalojnë kohën e tyre të lirë në tarracë me pamje romantike të qytetit të bukur.



Medisa Segdati Karavidaj me eksperincë prej më shumë se 15 vitesh në industrinë e turizmit, ajo ka kontribuar në zhvillimin e turizmit rural në malet Sharri, ka ofruar asistencë për palët e interesit (sidomos të rinjt dhe gratë) përmes projekteve të ndryshme. Ajo vazhdimisht punon në zhvillimin personal dhe profesional duke ndjekur programe dhe seminare të ndryshme në mënyrë që të japë kontributin e saj në zhvillimin e turizmit rural në rajonin e Sharrit. Ajo morri pjesë në trajnim si përfaqësuese e kompanisë turistike Vector, kompani që merret me sektorin e transportit, dhe që ka edhe degë e saja si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj (Mal të zi, Gjermani).

Jam shumë falënderuese për këtë eksperiencë të paharrueshme dhe për njohuritë dhe profesionalizmin që kanë shprehur pjesëmarrësit e tjerë. Shpresoj që në të ardhmen do të kemi takime të tilla të cilat do t’na ndihmojnë ta bëjmë Kosovën sa më ‘të gjelbër’ dhe të qëndrueshme”.


Metush Isma ka përvojë mbi 30 vjeçare si Inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve në Rahovec, si dhe gjithashtu ka biznesin e vet familjar “Bio-Farm”. Biznesi i tij mirret me mbledhjen dhe kultivimin e e pemëve, kryesisht dardhave dhe kumbullave. Duke u shtrirë në një lartësi mbidetare mbi 500 m, plantacionet janë plotësisht të padëmshme për tokën. Për më shumë, duke qenë se në këtë plantacion gjenden disa puse, ai planifikon të krijojë 3 liqenjë të vegjël, që pastaj mund të tërheqin lloje të ndryshme zogjësh.



Taulant Hoxha, një djalosh i pasionuar pas natyrës dhe turizmit, sot e gjen veten duke avokuar dhe kontribuar në të dyja fushat. Në vitin 2016 ai themeloi një biznes, ku gjeti operatorin turistik të aventurës “SuperXplorers”, një operator turistik që krijon dhe zhvillon aktivitete të ndryshme turistike aventureske dhe natyrore. Ky biznes i dha atij mundësi që të vizitojë vende në Kosovë dhe Shqipëri të pasura me bukuri të tilla që të lënë pa frymë. Përveç kësaj, ai punon edhe si menaxher për zhvillimin e komunikimit dhe turizmit për një nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e kafshëve. Kjo përvojë i dha mundësinë të mësojë më shumë për kafshët e egra dhe të bëhet ekspert në mbrojtjen e kafshëve.



Valdete Dakaj, me profesion ekonomiste, që nga viti 2016 është një sipërmarrëse aktive në sektorin e turizmit dhe hotelierisë, përkatësisht pronare e Hotel Alvida, në qytetin historik të Prizrenit. Frymëzimin për turizmin dhe eksperiencën fillestare në këtë sektor ekonomik e ka marrë nga babai i saj i ndjerë i cili i dha mundësinë të jetë drejtuese e këtij biznesi të suksesshëm familjar.

Pasionin për turizmin dhe mikpritjen e ka kultivuar gjatë periudhës kur ka jetuar në Zvicër, ku edhe ka punuar disa vite në këtë sektor. Eksperienca e saj profesionale në këtë vend të zhvilluar me një diversitet të lartë, ku sektori i turizmit është i zhvilluar dhe me traditë të gjatë. Përvoja në Zvicër, veçanërisht komunikimi me komunitete të ndryshme, ka qenë më se e dobishme në zhvillimin e saj profesional. Kjo e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë atë të rrisë biznesin e saj.



157 views0 comments
bottom of page