top of page
Search

Nxënësit e programit Ecoville marrin pjesë në dialogun frymëzues me Presidenten e Kosovës



Nxënësit e programit Ecoville, të zhvilluar nga Sustainability Leadership Kosova - SLK, me rastin e Ditës së Tokës u takuan me Presidenten e Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, ku patën mundësinë të diskutojnë rreth brengave të tyre për sigurimin e një të ardhmeje të gjelbër për gjeneratat pasardhëse, si dhe ndanë idetë dhe iniciativat e gjelbra të ndërmarrura nga ta.


Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka nënshkruar zotimin #MoseMerrMalin për të mbrojtur pyjet e Kosovës dhe për të rigjeneruar ato që kanë humbur.



Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe angazhimin dhe shpresojmë se kjo do të shenoj vetëm fillimin e një bashkëpunimi drejt ruajtjes së trashëgimisë sonë natyrore dhe promovimit të praktikave eko-miqësore në Kosovë. 🌍🌿

2 views0 comments
bottom of page