top of page
Search

Thirrje për praktikë - Zhvillues dhe dizajnerë të webfaqeve



Pozita: 1 Praktikant/e (pa pagesë)

Afati i fundit për aplikim: 31 janar 2022

Data e preferuar e fillimit te punës: 7 shkurt 2022

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë


Rreth Sustainability Leadership Kosova:

Leadership Sustainability Kosova është një OJQ lokale, aktivitetet kryesore të së cilës fokusohen në qëndrueshmërinë dhe lidershipin transformues. Puna jonë ndahet në mes aktiviteteve edukative, projekteve të konsulencës dhe ndërtimit të lëvizjeve pozitive. Duke aplikuar qasjen e ndryshimit sistemik, ne shpërfaqim potencialin e individëve, organizatave dhe komuniteteve për të zhvilluar veprime dhe zgjidhje kolektive për shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin e Kosovës. Ne kemi përkushtuar energjinë dhe pasionin tonë për të arritur një qëllim të madh, që është ta bëjmë Kosovën një shembull global të një shoqërie të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të begatë.


Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit:

  • Mirëmbajtja e webfaqes së Sustainability Leadership Kosova

  • Përditësimi i materialeve në webfaqe

  • Ndryshimet e nevojshme në dizajn të webfaqes sipas kërkesës së menaxhmentit


Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë:

  • Të ketë përfunduar studimet ose aktualisht të jetë duke studiuar në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinieri kompjuterike ose fusha relevante

  • Njohuri dhe përvojë në zhvillim dhe dizajn të webfaqeve, në veçanti në platformën Wix

  • Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze është thelbësore

  • Aftësi të mira të punës në grup dhe përkushtim ndaj afateve të detyrave

  • Aftesi te mira komunikimi

  • Mosha - 18-23 vjeç

  • Për të punuar deri në 10 orë në javë (në distancë ose në zyrë, sipas kërkesës)

  • Për këto pjesë të punës, praktikantët do t'i raportojnë menaxherit të projektit dhe drejtoreshës ekzekutive të SLK -së.


Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Motivimi (deri në 200 fjalë) me email në info@slkosova.org më së voni deri më 31 janar 2021. Të rejat dhe të rinjtë inkurajohen njësoj të aplikojnë për këtë pozicion. Kur t’a dërgoni aplikacionin, ju lutemi shtoni titullin: Aplikim për praktikë.


Ju lutemi vini re se vetëm aplikantët që janë në listën e ngushtë do të njoftohen për një intervistë


79 views0 comments
bottom of page