Thirrje për praktikë - Zhvillues dhe dizajnerë të webfaqeve

Pozita: 1 Praktikant/e (pa pagesë)
Afati i fundit për aplikim: 31 janar 2022
Data e preferuar e fillimit te punës: 7 shkurt 2022
Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
Rreth Sustainability Leadership Kosova:
Leadership Sustainability Kosova është një OJQ lokale, aktivitetet kryesore të së cilës fokusohen në qëndrueshmërinë dhe lidershipin transformues. Puna jonë ndahet në mes aktiviteteve edukative, projekteve të konsulencës dhe ndërtimit të lëvizjeve pozitive. Duke aplikuar qasjen e ndryshimit sistemik, ne shpërfaqim potencialin e individëve, organizatave dhe komuniteteve për të zhvilluar veprime dhe zgjidhje kolektive për shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin e Kosovës. Ne kemi përkushtuar energjinë dhe pasionin tonë për të arritur një qëllim të madh, që është ta bëjmë Kosovën një shembull global të një shoqërie të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të begatë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit:
Mirëmbajtja e webfaqes së Sustainability Leadership Kosova
Përditësimi i materialeve në webfaqe
Ndryshimet e nevojshme në dizajn të webfaqes sipas kërkesës së menaxhmentit
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë:
Të ketë përfunduar studimet ose aktualisht të jetë duke studiuar në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinieri kompjuterike ose fusha relevante
Njohuri dhe përvojë në zhvillim dhe dizajn të webfaqeve, në veçanti në platformën Wix
Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze është thelbësore
Aftësi të mira të punës në grup dhe përkushtim ndaj afateve të detyrave
Aftesi te mira komunikimi
Mosha - 18-23 vjeç
Për të punuar deri në 10 orë në javë (në distancë ose në zyrë, sipas kërkesës)
Për këto pjesë të punës, praktikantët do t'i raportojnë menaxherit të projektit dhe drejtoreshës ekzekutive të SLK -së.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Motivimi (deri në 200 fjalë) me email në info@slkosova.org më së voni deri më 31 janar 2021. Të rejat dhe të rinjtë inkurajohen njësoj të aplikojnë për këtë pozicion. Kur t’a dërgoni aplikacionin, ju lutemi shtoni titullin: Aplikim për praktikë.
Ju lutemi vini re se vetëm aplikantët që janë në listën e ngushtë do të njoftohen për një intervistë
Comments