top of page
Search

Thirrje e Hapur për trajnimin SR-NET Program në Tiranë!

Updated: May 27, 2022



Kemi kënaqësinë të ftojmë për aplikim personat mbi moshën 18 vjeçare, të cilët janë pjesë e organizatave që fokusohen në projekte rinore të marrin pjesë në programin SR-NET (një program shkëmbimi Erasmus+) së bashku me Sustainability Leadership Kosova, që do të mbahet nga data 12 deri më 18 qershor 2022, në Tiranë.


Edicioni i dytë i këtij programi ka për qëllim të rris aftësitë organizative te të rinjët për t’u inkuadruar në projekte që i bën ata pjesë më aktive të shoqërisë, me ç'rast rritë aftësitë e tyre për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në të tilla aktivitete.


Si pjesë e përmbajtjes së këtij trajnimi poashtu do jetë edhe ushtrimi i praktikave për motivimin dhe angazhimin e të rinjëve të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve, trajnimeve dhe mentorimi i tyre që ata të jenë të gatshëm për veprim. Në këtë trajnim do të ketë ekspertë të ndryshëm përgjegjës për temat e propozuara si dhe përgjegjës për përditësimin e të gjitha teknikave dhe metodave relevante për përfshirjen e të rinjve.


Ky trajnim njëjavor synon t'i bëjë klasën e re punëtore të gatshëm për t'u angazhuar në mënyrë më efikase dhe për të nxitur interesin (shfrytëzuar kapacitetin) e të rinjve të paangazhuar për të marrë më shumë përgjegjësi për komunitetin dhe të ardhmen e tyre.


5 views0 comments
bottom of page