top of page
Search
shpetim96

Thirrje e hapur për Koordinator/e të Projekteve



Pozita: Koordinator/e Projekteve

Afati i Aplikimit: 05 Shtator 2022

Data e preferuar e fillimit: 11 shtator 2022

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë


Rreth Sustainability Leadership Kosova:

Leadership Sustainability Kosova është një OJQ lokale, aktivitetet kryesore të së cilës fokusohen në qëndrueshmërinë dhe lidershipin transformues. Puna jonë ndahet në mes aktiviteteve edukative, projekteve të konsulencës dhe ndërtimit të lëvizjeve pozitive. Duke aplikuar qasjen e ndryshimit sistemik, ne shpërfaqim potencialin e individëve, organizatave dhe komuniteteve për të zhvilluar veprime dhe zgjidhje kolektive për shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin e Kosovës. Ne kemi përkushtuar energjinë dhe pasionin tonë për të arritur një qëllim të madh, që është ta bëjmë Kosovën një shembull global të një shoqërie të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të begatë.


Detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit/es:

  • Ndihmon dhe mbështet menaxherin e projektit.

  • Hartimi dhe kontrolli i orareve të projektit.

  • Ndjekja dhe komunikimi i rreziqeve dhe mundësive të projektit.

  • Kërkimi i mënyrave për të rritur mbulueshmërinë e projektit dhe për të zvogëluar shpenzimet aty ku është e mundur.

  • Sigurimi i respektimit të afateve.

  • Organizimi dhe ndjekja e takimeve të palët e interesit.

  • Ofrimi i mbështetjes administrative.

  • Ndërlidhja me partnerë për të siguruar që pikat e projektit të përmbushen sipas qëllimit të projektit.

  • Trajtimi i pyetjeve financiare kur kërkohet.

Criterias that the applicant should meet:

  • Diplomë Bachelor ose student i vitit të fundit në fushën e studimeve mjedisore, gazetarisë, komunikimit, ekonomikut, gjuhës angleze, ose fusha tjera relevante

  • Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze është thelbësore

  • Aftësi të mira të punës në grup dhe përkushtim ndaj afateve të detyrave

  • Aftesi te mira komunikimi

  • Për të punuar 40 orë në javë (në distancë ose në zyrë, sipas nevojës)

  • Për këto pjesë të punës, koordinatori/ja do t'i raportojnë Menaxherit të Projektit dhe Drejtorit Ekzekutiv të SLK-së.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Motivimi (deri në 200 fjalë) përmes emailit në info@slkosova.org më së voni deri më 05 shtator 2022. Të rejat dhe të rinjtë inkurajohen njëlloj të aplikojnë për këtë pozicion. Kur dërgoni aplikacionin, ju lutemi shtoni titullin e email: Aplikim për Koordinator/e Projekti.


Ju lutemi vini re se vetëm aplikantët që janë në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.


208 views0 comments

Коментарі


bottom of page