top of page
Search

Study Tour in Gjakova Region

Pas dy ditëve të para të mbushura plot informacione te reja në Prishtinë dhe në rajonin e Mitrovicës, vazhduam vizitën tonë të tretë dhe të fundit në rajonin e Gjakovës, ku patëm rastin të mësojmë më shumë rreth tri ndërmarrjeve mjaftë interesante.


E nisëm ditën në Bonevet Gjakova, një institucion arsimor që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të identifikojnë dhe zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre. Në ambientet e Bonevet na priti drejtori menaxhues i degës në Gjakovë, z. Arbër Lleshi. Ai na shpegoj më shumë rreth vizionit të institucionit për të ushqyer kreativitetin dhe imagjinatën e të rinjve duke kanalizuar talentet dhe aftësitë e tyre në zhvillimin e ideve përmes lojës dhe teknologjisë. Kjo na mundësoi të zhvillonim një bisedë të hapur mbi rëndësinë e ofrimit të një mjedisi të sigurt për te rinjët, ku ata mund të shprehin individualitetin e tyre dhe të eksplorojnë fusha të ndryshme të teknologjisë dhe artit në një mënyrë argëtuese dhe të këndshme për ta, në vend të përqëndrimit të rëndësisë vetëm në merrita akademike. Ne prekëm gjithashtu temën e inkurajimit dhe angazhimit të të rinjve për të menduar për ndikimin pozitiv që mund ta kenë në mbrojtjen e planetit tonë dhe natyrës që e rrethon.


Më vonë vazhduam vizitën tonë studimore në Kulla Dula, një nga bujtinat më të vjetra të Kosovës, një shtëpi 120 vjeçare e drejtuar nga familja Dula. Z.Murteza Dula dhe Znj.Ferjalle Dula i uruan mirëseardhjen profesionistëve të diasporës dhe na treguan për interierin unik të bujtinës, e cila përmban disa detaje dhe aksesorë antikë. Ata gjithashtu na njohën me praktikat e tyre të qëndrueshme që po zbatojnë në uljen e konsumit të energjisë dhe promovimin e transportit të gjelbër.


Turneu përfundoi me një ndalesë të fundit në Kosovo Glass Recycling, një nga kompanitë pioniere në riciklimin e qelqit në Kosovë. Z.Dugagjin Berisha, i cili është një ambientalist entuziast, e themeloi firmën nga dashuria për natyrën dhe zgjidhjen e problemeve. Ai na tregoi hap pas hapi procesin e riciklimit të xhamit dhe në fund pamë produktet që ata shesin, të cilat përfshinin tavolina, blloqe, rërë dhe pllaka. Më pas diskutuam për vështirësitë me të cilat përballen si biznes për shkak të mungesës së pikave grumbulluese dhe kulturës së ndarjeve të mbeturinave në Kosovë.


Këto vizita ishin pjesë e projektit të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i cili u dha mundësinë profesionistëve të diasporës të kuptojnë më shumë për strategjitë, qëllimet dhe veprimet e biznesit që kanë ndërmarrjet tona lokale dhe hapi dyert për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ky aktivitet/raport/publikim, është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili implementohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkomëbëtar (USAID) në Kosovë. GERMIN është partner i KCSF-së në implementimin e këtij aktiviteti +6


2 views0 comments
bottom of page