top of page
Search

Punëtoria ECOVILLE


Njihuni me ECOVILLERAT tanë! 😎

Tridhjetë fëmijë energjikë, të moshave 11-13 vjeç, nga shkolla fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, morën pjesë në punëtorinë e parë Ecoville.


Pasi e nisën mëngjesin me një akull-thyes argëtues, fëmijët u ndanë në katër grupe, secili i udhëhequr nga një mentor, ku ata u sfiduan të shprehnin krijimtarinë e tyre përmes vizatimit të planetit tokë, duke reflektuar mbi rëndësinë e punës në grup dhe se si kjo mund të korrespondojë me rolin e tyre të përbashkët në mbrojtjen dhe përmirësimin e së ardhmes të planetit.



Më vonë gjatë ditës na nderoi vizita e znj.Dora Musa, nga Zyra e Presidencës, e cila erdhi për ti vëzhguar dhe punuar më nga afër me nxënësit.


Gjatë leksioneve nxënësit mësuan më shumë rreth ndryshimeve klimatike, ngrohjës globale, ndikimit të njeriut në mjedis dhe u përmbyll me një sesion mbi ekosistemet dhe biodiversitetin. Këto sesione ishin kombinim i ligjeratave edukuese, bashkëbisedimeve me nxënësit, shfaqjës së animacioneve të shkurtra, artit dhe lojrave.



Pjesa tjetër e punëtorisë do të mbahet në natyrë dhe do të organizohet përmes mentorimit të Faruk Foniqit, ekspert i Sistemit Informativ të Gjeografisë (GIS). Ky sesion do të synojë aktivizimin e angazhimit në analizën e pyjeve lokale përmes dronit. Mbledhjën e informacioneve të rëndësishme dhe identifikimin e hapsirës brenda shkollës për zhvillimin e një plantacioni të zonës së gjelbër në të ardhmen e afërt, si dhe identifikimin e specieve që nxisin popullimin e zonës me kafshë, shpendë dhe insekte.


Kjo punëtori u mundësua nëpërmjet bashkëpunimit dhe financimit të Zyrës së Presidencës, e cila do të vazhdojë t'i mbështesë këta fëmijë në të ardhmen e tyre si mbrojtës së mjedisit, së bashku me ekipin e SLK.


4 views0 comments
bottom of page