top of page
Search

Punëtoria e dytë ECOVILLE

Një ditë tjetër e mrekullueshme në punëtorinë ECOVILLE, programi edukues e argëtues i organizuar nga Sustainability Leadership Kosova dhe i përkrahur e financuar nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës.


EKOVILLERAT tanë të radhës ishin tridhjetë femijë, të moshave 11-13 vjeç, nga shkollat fillore “Zenel Hajdini” dhe “Arsim Vokshi” në Prishtinë. 🤩



Mëngjesi nisi me një energjizues, dhe më pas fëmijët u ndanë në katër grupe, secili i udhëhequr nga një mentor kurse sesioni u udhëheq nga Indira Kartallozi, ekspertja ndërkombëtare e qëndrueshmërisë. Në grupet e tyre respektive ata shprehën kreativitetin e tyre gjatë punës në grup, duke reflektuar mbi rolin e tyre të përbashkët në mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimit e së ardhmes së planetit përmes lojërave dhe vizatimeve. 🎨



Gjatë leksioneve nxënësit mësuan më shumë rreth ndryshimeve klimatike, ngrohjes globale, ndikimit të njeriut në mjedis dhe u përmbyll me një sesion mbi ekosistemet dhe biodiversitetin.


Këto sesione ishin kombinim i ligjeratave edukuese, bashkëbisedimeve me nxënësit, shfaqjes së animacioneve të shkurtra, artit dhe lojrave.

📡 Pjesa tjetër e punëtorisë u mbajt në natyrë përmes mentorimit të Faruk Foniqit, Specialistit të Sistemit Informativ të Gjeografisë (GIS). Ky sesion synoi analizën e natyrës lokale përmes dronit.





4 views0 comments
bottom of page