top of page
Search

Lansimi i projektit "Youth for Zero Waste"

Sustainability Leadership Kosova pati kënaqësinë të organizonte ngjarjen e lansimit të projektit të ardhshëm "Youth for Zero Waste", në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të mundësuar nga UNMIK-u, me pjesëmarrës nga ndërmarrje, organizata, institucione dhe aktivistë vendorë.



Mbrëmjen e filluam me një prezantim nga Drejtoresha Ekzekutive Indira Kartallozi, duke dhënë një pasqyrë të shpejtë mbi misionin dhe objektivat e SLK-së për vitin e ardhshëm, si dhe vazhduam me një pasqyrë të projektit të ri "Youth for Zero Waste", i cili parashikohet të zhvillohet në zonat e Prizrenit dhe Mitrovicës, i prezantuar nga Fijona Kurshumliu


Në vijim, të pranishmit patën mundësinë të zgjerojnë rrjetin e tyre të njohjeve, të shkëmbejnë ekspertizën dhe të njihen më shumë me punën e organizatës sonë, duke shijuar “Finger Food” të servuar nga Korë, të cilët praktikojnë politikën “Zero Waste”



2 views0 comments
bottom of page