Emitimi i gazërave serë gjatë vizitave studimore
Updated: Nov 9, 2022
Si një organizatë lidere në Qëndrueshmëri, ne kemi vendosur të fillojmë llogaritjen dhe deklarimin e ndikimit të organizatës sonë në projekte specifike.
Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë dhe planifikojmë më mirë reduktimin e ndikimit tonë negativ, dhe të na ndihmoj në luftën drejtë angazhimit global për objektivat Net Zero.
Secili prej nesh si individ është përgjegjës për sasinë e gazeve serrë që emetojmë nga veprimet tona të përditshme, veçanërisht gjatë lëvizjes. Disa veprime mund të cilësohen me ndikim objektivisht më të madh se të tjerët; këtu duhet të përmendim mjetet e transportit nga ajri, toka dhe uji.
Gjatë vizitave tona studimore treditore në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës dhe Gjakovës, stafi i SLK-së, së bashku me profesionistët tanë nga diaspora që kanë udhëtuar në Kosovë për të qenë pjesë e vizitave, kanë gjeneruar emetime të CO2 që kemi llogaritur të jetë respektivisht 2,914,5 kg CO2e ose 2,91 t CO2e për të gjitha udhëtimet e përbashkëta me avion, tren, makinë dhe autobus.
Pjesa më e madhe e ndikimit erdhi nga udhëtimet ajrore (89%), pasuar me udhëtimet tokësore (11%) të dominuara nga emetimet e makinave (10.5%).
留言