top of page
Takimet me bizneset ne rajonin e Gjakoves, SLK  Foto; Agan.Kosumi _7.JPG

Kosovë

Punëtori

Mosha 11-13

PROFESIONISTËT E DIASPORËS

Në misionin tonë për të nxitur praktikat e qëndrueshme në operimet biznesore në Kosovë, katër profesionistë të Diasporës me prapavija të ndryshme që mbulojnë sektorët e qëndrueshmërisë dhe mjedisit iu bashkuan SLK-së në një vizitë studimore me bizneset vendore anembanë Kosovës.

Nëpërmjet këtij projekti ne synuam t'i ndihmonim këto biznese të punojnë me qëndrueshmërinë në një mënyrë strategjike dhe të strukturuar, duke rishikuar biznesin dhe planet e tyre të veprimit,si ulja e kostove përmes konsumit më të ulët të energjisë dhe ujit, menaxhimi më i mirë i mbetjeve; dixhitalizimi dhe promovimi i ekonomisë qarkore në veprimtarinë e tyre. 

 

Vizita studimore treditore u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Gjakovës dhe Mitrovicës.

Të interesuar për të ditur më shumë? Na kontaktoni!

bottom of page