top of page
Search

Vizita Studimore në rajonin e Prishtinës

Në misionin tonë për të nxitur praktikat e qëndrueshme në operimet biznesore në Kosovë, katër profesionistë nga diaspora, me prapavija të ndryshme që mbulojnë sektorët e qëndrueshmërisë dhe mjedisit, na u bashkuan në një vizitë studimore tre-ditore me ndërrmarjet vendore anembanë Kosovës.


Ditën e parë të vizitës studimore e filluam në rajonin e Prishtinës, me ndalesën e parë në Elen, një kompani private që ofron shërbime dhe produkte dizajni në sektorët e energjisë diellore, ruajtjes së energjisë, energjisë elektronike, elektronikës dhe IT,si dhe Smart Homes.

Z. Drin Syla, Menaxher i Zhvillimit të Biznesit tek kjo kompani priti profesionistët nga diaspora, së bashku me stafin e SLK. Gjatë bashkë-bisedimit, ai na tregoi më shumë rreth mënyrës së organizimit të kompanisë së tyre, shërbimeve e produkteve që i ofrojnë dhe njëherish planet e tyre për zgjerimin e tregut të tyre.


Më pas vazhduam vizitën në Front, një procesues lokal të materialeve të interierit dhe eksterierit.

Tek kjo kompani na priti z. Jeton Veseli, drejtor ekzekutiv, së bashku me bordin menaxhues të kompanisë të cilët përpos vizitës në ambientet e punës, na treguan më gjerësisht për produktet, shërbimet, qëllimet e qëndrueshmërisë dhe për planet afatgjata të tyre.


Këto vizita u dhanë mundësinë profesionistëve tanë të diasporës të kuptojnë më shumë rreth strategjive, qëllimeve dhe operimeve biznesore të këtyre ndërrmarjeve dhe hapën dyert për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen.



Ky projekt është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me synim të integrimit të komunitetin të diasporës me komunitetin vendas duke iu ofruar një vend për edukim dhe bashkëpunim.


Ky aktivitet/raport/publikim, është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili implementohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkomëbëtar (USAID) në Kosovë. GERMIN është partner i KCSF-së në implementimin e këtij aktiviteti

1 view0 comments
bottom of page