Search

Trajnimi Green Hub - Prishtinë


Programi Green Hub implementohet në partneritet në mes Sustainability Leadership Kosova dhe Venture UP, dhe mbështetet nga UNDP Kosova. Ky është një program i cili po udhëheq ndryshimin dhe nxit trendet e ekoturizmit në Kosovë. Programi synon Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM-të) ekzistuese të turizmit për rimëkëmbjen e gjelbër nga COVID-19 dhe kalimin drejt qëndrueshmërisë mjedisore; diversifikimin e NMVM-ve të tjera në zinxhirin e vlerës së turizmit në fusha të tilla si zejtaria dhe bujqësia. Për më tepër, programi synon iniciativa të reja turistike nga të rinjtë; studentë të Universitetit të Prishtinës dhe më gjerë.


Theksi i këtij programi do t'i kushtohet adoptimit të praktikave të sigurta për COVID-19 dhe mjedisin. Në nivel të ndërmarrjeve, masat për të zbutur ose eliminuar ndikimet negative dhe një model operimi financiarisht më të qëndrueshëm.


Projekti synon të mbështesë deri në 50 NVM turistike në rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e tyre drejt qëndrueshmërisë.


Një ndër komponentet më të rëndësishme të këtij programi janë edhe trajnimet të cilat u ofrohen NVM-ve ekzistuese të sektorit të turizmit.


Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit me NVM-të e rajonit të Mitrovicës, në radhë ishte trajnimi me rajonin e Prishtinës. Ky trajnim u zhvillua në mes datave 29 nëntor - 3 dhjetor dhe mikpriti 14 pjesëmarrës nga nënsektorë të ndryshëm të turizmit.


Ky trajnim 5 ditor, ndonëse quhet i tillë, ai në vete nuk është i njëjtë me mënyrat klasike të trajnimit, por përmban material dhe aktivitete të tilla interaktive të cilat bëjnë fuqizimi individual në atë mënyrë për të krijuar një udhëtim të zhvillimit personal dhe profesional dhe do të mbështesë zhvillimin e 'aftësive të buta' të pjesëmarrësve të cilët më pas mund të shndërrohen në ndryshimtarë pozitiv në komunitetin e tyre.


Sfidat dhe trendet globale në industrinë e turizmit - të cilat do të përfshijnë njohuri për ngrohjen globale, ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit, limitet e burimeve natyrore, problemi i mbeturinave dhe ndotja e ajrit. Sidomos do të përqëndrohemi tek ndikimet e tyre në industrinë e turizmit dhe çfarë do të thotë kjo për kontekstin tonë lokal;


Mundësitë dhe inovacionet në sektorin e turizmit - të cilat do të përfshijnë njohurinë e inovacionit dhe praktikave pozitive drejt ruajtjes së natyrës, zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të komunitetit. Nën këtë temë ne do të fokusohemi në eko-inovacionin, modelet inovative të biznesit dhe krijimin e ndikimit të duhur.


Zhvillimi strategjik i ndërmarrjeve - për të ndihmuar ndërmarrjet të forcojnë vizionin e tyrej strategjik në përputhje me ndikimin pozitiv në natyrë, ekonomi dhe shoqëri. Ne gjithashtu do të mbështesim tema të tilla si digjitalizimi, modelet e biznesit, marketingu dhe komunikimi, mundësitë financiare dhe ndikimi në shoqëri.


Zana Krasniqi, një aktiviste mjedisore që përfaqësonte ndërmarrjen BoBowling, gjatë ditëve të trajnimit ka treguar shumë interes për praktikat e të mësuarit të qëndrueshëm, dhe vazhdimisht ka ndarë ide për të përmirësuar natyrën e shoqërisë sonë. Dashuria dhe energjia e saj kanë sjellë shumë energji pozitive në grup. E pyetur se pse zgjodhi të ishte pjesë e këtij trajnimi ajo u përgjigj:



"Unë jam aktiviste mjedisore, dhe mendoj se mrekullitë e natyrës janë ato që na bëjmë të jemi ata që jemi dhe na drejton drejt qëndrueshmërise. Nëse bashkohemi, mësojmë dhe shkëmbejmë ide ne mund të përparojmë më shumë. mund të arrijmë ndryshime të mëdha."

Ibrahim Abdullahu është pronar i Prishtina Center Hostel. Interesimi i tij më i madh në trajnim ishte në investimin tek vetja si dhe rritjen e kapaciteteve të stafit tij në trajnime siç është trajnimi i Programit Green Hub.



“Kam marrë shumë mësime gjatë kësaj jave. Dua të trajnohem fillimisht personalisht dhe më pas të trajnoj stafin tim profesionalisht. Ta duam natyrën së bashku!”

Blerina Livoreka është instruktore/mësuese e Yogas. Energjia e saj e mbushi këtë trajnim me shumë dashuri dhe paqe. Blerina na ofroi një seancë yoga për pjesëmarrësit gjatë trajnimit. Blerina si sipërmarrëse dhe mësuese e yogës dëshiron të krijojë partneritete të reja me ndërmarrjet turistike të interesuara për të integruar praktikat e jogës në shërbimet e tyre.


Ne duhet ta duam veten, por duhet ta duam edhe planetin tonë dhe duhet të kemi një përgjegjësi të madhe ndaj tij.

Genc Buca është një sipërmarrës i ri dhe pronar i Lura Agroturizëm një restaurant dhe fermë mahnitëse në rajonin e Novobërdës, ndonëse me profesion është arkitekt.

Ai është një adhurues i natyrës dhe dëshiron të punojë më shumë për ta bërë biznesin e tij sa më miqësor me mjedisin.


"Është e çuditshme ajo që po ndodh në planetin tonë. Ka pasur ndryshime klimatike qoftë nga ndikimet e jashtme apo të brendshme dhe ndryshimet që më parë kanë ndodhur për 100 vjet tani ndodhin tani për 10 vjet pasi toka është në prag të shkatërrimit dhe duhet të mirren urgjent masa”

Rrona Hasani është një sipërmarrëse shumë e re dhe pronare e 3N Travel, një agjenci udhëtimesh, Rrona është një person shumë i pasionuar dhe i dashur ndaj natyrës. Ajo i ka dhënë këtij trajnimi shumë informacione se si funksionojnë operatorët turistikë dhe na ka treguar se është shumë e gatshme të ndërmarrë veprime në lidhje me mbrojtjen e natyrës.


“Unë kam një shtëpi në fshatin ku ka lindur babai im dhe sa herë shkoj atje, qetësia dhe ngrohtësia që ndjej janë të papërshkrueshme, thjesht e dua natyrën dhe dua ta mbroj atë.”

Nysret Veliu është një person shumë i artikuluar dhe mirëinformuar rreth çështjeve mjedisore. Nysret e ka jetuar gjithë jetën në Kosovë dhe është shumë i emocionuar për të treguar dashurinë që ka për vendin tonë. Ai planifikon që të funksionalizojë një restaurant me ushqime tradicionale në Dragash,


“Kur erdha për herë të parë në këtë trajnim, pashë shumë diversitet dhe mendova se nuk duhet të isha i pranishëm këtu. Tani lirisht mund të them se ky ishte trajnimi më i mirë në të cilin pata mundësinë të jem i pranishëm. Mendova se kisha njohuri të mëdha dhe të mjaftueshme për eko-jetesën, por të dish nuk mjafton. Ne duhet të ndërmarrim veprime urgjente për të mbrojtur mjedisin për të ardhmen e fëmijëve tanë.”

Eblerta Ajeti, ndonëse me profesion është inxhiniere ajo është shumë e apasionuar pas natyrës dhe kafshëve. Ajo vendosi që të largohej nga jeta e qytetit të Tiranës për t'u shpërngulur në Kosovë në rajonin e Podujevës, në mënyrë që të mund të bëjë një fermë të vogël të qëndrueshme ku çdokush mund të shijojë diellin dhe natyrën.



“Fshati im Marevc ka një pamje të jashtëzakonshme. Me fermën time dua t'ju tregoj të gjithëve se ka diell të mjaftueshëm për të gjithë"

MuharremShehu ishte një nga sipërmarrësit më të rinj që kemi pasur gjatë këtij trajnimi.

Ai është menaxher i kompani turistike/autobusi "Shehu 2000" me seli në Rahovec. Kur e pyetëm Muharremin se pse ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij programi, ai u përgjigj - Arsyeja pse jam këtu është se tendencat globale po lëvizin drejt ekoturizmit dhe shumë bizneseve gjithashtu, por konkretisht unë duhet të bëj ndryshime të mëdha dhe të zhvilloj eko-turizmin, në biznesin tim.



Para këtij trajnimi mendoja se e dija se çfarë është të jetuarit eko, por gjatë këtij trajnimi kuptova që nuk e dija mjaftueshëm. Këto ditë më kanë bërë të mendoj se zgjidhja e vetme për të jetuar është jeta e qëndrueshme.”

Të drejtat autoriale për fotot i përkasin Agan Kosumit

19 views0 comments

Recent Posts

See All