top of page
Search

Thirrje e hapur për grante të vogla në sektorin e turizmit





Ndërmarrës të sektorit të turizmit në rajonin e Prizrenit, jeni të ftuar që të aplikoni për grante të vogla si pjesë e programit Green Hub, i cili zbatohet nga Sustainability Leadership Kosova dhe VentureUP të mbështetur nga UNDP Kosova.


Në këtë njoftim dhe sidomos në dokumentet e bashkangjitura, ju mund të gjeni të gjitha informacionet e hollësishme rreth këtij granti.


Rreth programit Green Hub


Programi Green Hub mbështetet nga UNDP Kosova në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe Venture UP, dhe është një program i cili po udhëheq ndryshimin dhe nxit trendet e ekoturizmit në Kosovë. Programi Green Hub synon Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM-të) ekzistuese të turizmit për rimëkëmbjen e gjelbër nga COVID-19 dhe kalimin drejt qëndrueshmërisë mjedisore; diversifikimin e NMVM-ve të tjera në zinxhirin e vlerës së turizmit në fusha të tilla si zejtaria dhe bujqësia. Për më tepër, programi synon iniciativa të reja turistike nga të rinjtë; studentë të Universitetit të Prishtinës dhe më gjerë.


Theksi do t'i kushtohet adoptimit të praktikave të sigurta për COVID-19 dhe mjedisin. Në nivel të ndërmarrjeve, masat për të zbutur ose eliminuar ndikimet negative dhe një model operimi financiarisht më të qëndrueshëm.


Projekti synon të mbështesë deri në 50 NVM turistike në rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e tyre drejt qëndrueshmërisë.


Rreth këtij granti

Qëllimi kryesor i këtij programi pilot të granteve është të mbështesë NVM-të për të rritur elasticitetin dhe përpuethshmërinë e praktikave të qëndrueshme të eko-turizmit. Grantet janë krijuar për të mbështetur NVM-të ekzistuese me burime financiare, të cilat mund të ofrojnë një ndryshim thelbësor në mbijetesën, rehabilitimin dhe aftësinë e tyre për të “gjelbëruar” operacionet e tyre ndërsa rifillojnë aktivitetet në mes të pandemisë COVID-19.


Të kemi NVM që vazhdimisht inovojnë dhe adoptojnë praktika të qëndrueshme njëkohësisht me rehabilitimin e operimeve aktuale është thelbësore për një ekonomi të shëndetshme dhe një industri të begatë turistike.


Fushat e përqëndrimit për aplikues të suksesshëm

Ky grant synon të mbështesë këtë sektor në rikuperimin nga pandemia COVID-19 dhe optimizimin e operaimeve të tyre në mënyrë që t'i përputhen praktikave të eko-turizmit. Prandaj, një aplikant i suksesshëm i grantit duhet të specifikojë qartë pikat e mëposhtme për t’u marrë konsiderata shtesë gjatë procesit të vlerësimit:


- Specifikoni ndikimin e synuar të ndërhyrjes së mbështetur nga ky grant dhe demonstroni adoptimet që ata synojnë të ndërmarrin për të siguruar një risi në ofrimin e shërbimeve, operimet dhe/ose strategjinë e tyre.

- Angazhim për qëndrueshmërinë mjedisore dhe përmirësimin e gjithëpërfshirjes së fuqisë punëtore dhe kushteve të punës për stafin, si dhe forcimin/përdorimin e partneriteteve të reja që mbështesin praktikat e qëndrueshme të biznesit;


- Specifikimi i qartë i parimeve dhe praktikave të eko-turizmit së bashku me strategjitë për të mbështetur praktikat e qëndrueshme të biznesit;


- Përdorimi i burimeve (teknologjisë, pajisjeve) për të ndihmuar në inovacionin dhe diversifikimin e ofertave të produkteve/shërbimeve në mënyra të përafruara me qëndrueshmërinë mjedisore.


Afati përfundimtar për aplikim për grante nga rajoni i Prizrenit është 07 mars 2022. Inkurajojmë Ndërmarrjet e vogla dhe të Mesme (NVM-të) e interesuara brenda sektorit të turizmit dhe veçanërisht sektorit të eko-turizmit që të dorëzojnë aplikacionet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Për t'u drejtuar tek Forma e aplikimit, kliko këtu. Vini re që forma për aplikim kërkon nga ju që të keni një email në GMail. Çdo pyetje apo sqarim në lidhje me aplikimin për grant mund të dërgohet me shkrim deri më 04 mars në adresën info@slkosova.org.


Më poshtë mund të shkarkoni informacionet e hollësishme dhe dokumentet relevante rreth këtij granti. Ju lutem që t'i lexoni ato para se të aplikoni, në mënyrë që aplikimi i juaj të jetë më i hollësishëm.



Prizren_SHQIP_RFA_Grant_Green Hub_V1.docx
.pdf
Download PDF • 106KB


GreenHubPrograme_Budget
.xlsx
Download XLSX • 11KB



188 views0 comments
bottom of page