top of page
Search
shpetim96

Takime informuese në Gjakovë e Prizren për Programin Green Hub

Dje me datë 09 shkurt, kishim kënaqësinë që të vizitonim qytetet e Gjakovës dhe Prizrenit ku zhvilluam disa takime. Në këto takime përveq njoftimit me akterët më të rëndësishëm të sektorit të turizmit në qytetet respektive, ne patëm mundësinë që të shpalosim detajet e programit Green Hub, i cili është zhvilluar në partneritet në mes SLK dhe VentureUP dhe njëherësh ka mbështetjen e UNDP Kosovo. Programi Green Hub prezanton mega-trendet dhe mjetet e të menduarit për të ardhmen që do të ndihmojnë ndërmarrjet turistike që të bëhet më elastike dhe e qëndrueshme për shekullin 21. Ky program ka për qëllim të udhëheq ndryshimin në trendet e të bërit biznes dhe ekoturizmin në Kosovë, dhe poashtu t’i ndihmojë ndërmarrjet në sektorin e turizmit në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.


Në Zyrën e Turizmit të Gjakovës, objekt i cili është i lokalizuar në Çarshinë e Vjetër të qytetit, patëm kënaqësinë që në praninë e zyrtarëve të Zyrës Komunale të Turizmit dhe disa nga ndërmarrësit e sektorit të turizmit në këtë qytet. Si përfaqësues të kësaj zyre ishin z.Dalon Kulludra, z.Lon Ibishi dhe z.Qazim Mehmeti kurse nga ana e përfaqësuesve të bizneseve kishim të tillë si hotele, bujtina dhe kafiteri të cilët veprojnë në këtë qytet.

Në Prizren u takuam me drejtoreshën e Drejtorisë per Turizem dhe Zhvillim Ekonomik, znj. Lirije Xhemaj-Bytyqi dhe poashtu me nënkryetarin e Odës së Hotelierisë së Kosovës, z, Burim Sallauka.

Të dy takimet ishin shumë të frytshme dhe miqësore dhe poashtu u njoftuam nga afër për mundësitë e bashkëpunimit dhe vazhdimit të zhvillimit të sektorit të turizmit në Kosovë.

12 views0 comments

Comments


bottom of page