Search

SLK takon Young European Ambassadors në Kosovë


Çfarë kënaqësie të takojmë Young European Ambassadors të WeBalkans.

Ky grup kaq i mirë i të rinjve na mbushi me plot entuziazëm për punën dhe mundësitë që së bashku mund të krijojmë për të mirën e ambientit dhe shoqërisë tonë.


Dje në ambientet e Europe House në Prishtinë, ne prezantuam lëvizjen #MoseMerrMalin, punën tonë të deritanishme dhe planet ambicioze që ne kemi për të ardhmen. Ky grup i të rinjve na befasuan me vullnetin dhe interesimin që shprehën për të mësuar më shumë rreth kësaj lëvizjeje dhe mundësive se si ata do të mund të kontribuonin në të.


Në fund të takimit, të gjithë nga ata nënshkruan zotimin #MoseMerrMalin dhe u zotuan që do të angazhohen në rritjen e kësaj lëvizjeje në mënyrat e tyre.

1 view0 comments

Recent Posts

See All