top of page
Search

Punëtoria #MoseMerrMalin në Mitrovicë



Me datë 22 prill, Sustainability Leadership Kosova në ambientet e qendrës kulturore 7Arte, në qytetin e Mitrovicës organizoi punëtorinë #MoseMerrMalin.


Kjo punëtori mbuloi tema të ndryshme relevante me fenomenin e shpyllëzimit duke filluar me temat e përgjithshme siç janë krizat klimatike, ngrohja globale dhe problemet e shpyllëzimit. Më pas, pjesëmarrësit u angazhuan në punë grupore me fokus në analizimin e problemit ne kontekst lokal të shpyllëzimit duke përdorur metodologjinë PESTEL dhe Teorinë e Ndryshimit. Me përfundimin e këtij aktiviteti, grupet prezantuan rezultatet e punës së tyre.


Kjo punëtori ka ardhur si rrjedhojë e hulumtimit të nivelit të shpyllëzimit në Kosovë, i cili është udhëhequr nga Sustainability Leadership Kosova (SLK) në bashkëpunim me Institute for GIS and Geospatial Technology of Kosovo IGGTK në Kosovë, CorrelAid dhe MasterStory në Holandë. Emri i lëvizjes dhe materiali i #MoseMerrMalin është inspiruar nga aktivistët, pjesëmarrës të projektit #CreAct, i cili është përkrahur nga Community Development Fund si pjesë e Human Rightivism Project.


Nën këtë aktivitet Sustainability Leadership Kosova (SLK) përpos ligjëratave relevante prezantoi edhe lëvizjen #MoseMerrMalin, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijësimit dhe avokimit për mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve të Kosovës.


Në këtë punëtori morrën pjesë aktivistë, akterë dhe përfaqësues të organizatave e institucioneve të ndryshme nga qyteti i Mitrovicës.


Adelina Muja Brahimi me karrierë të orientuar në fushën e politikës por e pasionuar shumë për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Në këtë punëtori, Adelina morri pjesë si ambientaliste e Mitrovicës, ku ndau nga përvoja e saj hapat që ka marrë drejt eliminimit/zvogëlimit të përdorimit të produkteve jo-miqësore me natyrën.


Arta Ibishi-Citaku, me shpirtin e saj prej një ndryshimtareje dhe dashamirëse ndaj natyrës, është ndër iniciatoret e para për themelimin e komunitetit Ambientalistët e Mitrovicës. Çdo të shtune, Arta angazhohet me antarët e tjerë të komunitetit në pastrimin e zonave të caktuara të qytetit të Mitrovicës.


Dženita Shabani është e angazhuar si këshilltare politike e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Mitrovicë. Gjatë punëtorisë, ajo shpehu interesim të madh drejt politikave në lidhje zhvillimin e qëndrueshëm të Mitrovicës.


Feriz Kadriu, një ndryshimtar nga Mitrovica, edhe pse i angazhuar në organizatën “Koralet”, organizatë me fokus në çështjet e edukimit, shprehu interesim të jashtëzakonshëm në lidhje me ruajtjen dhe rigjenerimin e natyrës.


Gjylisha Cena, një aktiviste e re shumë e angazhuar që të sjellë ndryshim pozitiv në komunitetin e saj në Mitrovicë.


Lulzim Hakaj, koordinator në OJQ-në Reconciliation Empowering Communities, gjatë punëtorisë ka shprehur interes për përvetësimin dhe aplikimin e praktikave të gjelbërta në komunitet.


Maliqe Mustafa është e vetmja kryetare grua prej fshatrave të Mitrovicës dhe ka më shumë se 10 vite që merret edhe me bletari.


Miradije Hamiti është themeluese e BIO NINA, kompani që ofron produke dhe prodhime natyrale si ajvar e reqele të ndryshme. Gjatë puntorisë ndau ide dhe këshilla se si njerëzit mund të prodhojnë produkte natyrale duke qenë miqësor ndaj natyrës.


Shkumbin Hasani morri pjesë si si përfaqësues i UN-Habitat dhe rrjetit të LOCAF


Shqipe Beqiri e angazhuar në biznesin lokal, AZHR-Veri (RDA North), fokusi i së cilit është mbështetja e zhvillimit ekonomik në rajonin verior të Kosovës. E apasionuar pas praktikave të gjelbërta dhe natyrës, Shqipja ka treguar interes dhe ka ndarë shumë ide dhe informata në lidhje me to.



20 views0 comments
bottom of page