Punëtoria Youth For Zero Waste

Youth for Zero Waste është një program që synon të bashkojë të rinj nga komunitete me prejardhje të ndryshme përmes trajnimeve në praktikat e Zero Waste.
Ndalesa e parë e punëtorisë ishte në rajonin e Mitrovicës!
Gjatë rrjedhës së programit, pjesëmarrësit mësuan rreth praktikave të përditësuara të Zero Waste, sipërmarrjes së gjelbër dhe udhëheqjes transformuese.
Çdo ditë fokusohej në një rrymë të ndryshme mbetjesh dhe shtjellohej nga një ekspert i fushës përkatëse.
Ekspertët të cilët drejtuan punëtorinë ishin:

Indira Kartallozi,
Transformational Leadership

Martin Berisha,
Glass Waste

Arnita Veliu,
Food Waste

Nikki Murseli,
Plastic Waste

Blerinda Veliu,
Waste Economy and Green Entrepreneurship
Programi përfundoi me një vizitë studimore, ku pjesëmarrësit mësuan për ndikimet negative të mbeturinave përmes vizitave në deponi dhe diskutimeve me udhëheqësit e departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve të Komunës së Mitrovicës.
Më pas, fokusi u zhvendos tek ndikimet pozitive të menaxhimit të mbetjeve nëpërmjet vizitave në institucione dhe biznese të qëndrueshme si Agro-Florentina dhe Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza.
Programi ynë u përqendrua në lojëra sfiduese që sfidojnë mendimin kreativ "out of the box".
Në fund të programit, pjesëmarrësit ishin në gjendje të trajtonin sfidat komplekse të lidhura me mbetjet me më shumë vetëbesim dhe kreativitet.
Ky program është zbatuar në partneritet me organizatën Building the Balkans dhe është financuar nga UNMIK-u.
Comments