top of page
Search
blodine

Punëtoria Mos e Merr Malin zbarkon në Gjilan

Si pjesë e rrugëtimit tonë për të informuar dhe edukuar njerëzit për shpyllëzimin masiv që po i ndodh pyjeve ttë Kosovës, lëvizja #MoseMerrMalin mori rrugën për në Gjilan më 19 prill.



Ne organizuam një punëtori transformuese që mblodhi së bashku pjesëmarrës të të gjitha moshave, të bashkuar nga interesi i tyre i përbashkët për këtë temë.

Punëtoria u thellua në çështjen urgjente të shpyllëzimit dhe nxiti diskutime kuptimplota mbi zgjidhjet e qëndrueshme.


Gjatë këtij evenimenti kemi prezantuar edhe gjetjet tona, duke zbuluar shkallën alarmante të shpyllëzimit në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit.



Gjatë mbrëmjes u mblodhëm për një panel diskutimi të moderuar nga Indira Kartallozi.

Ne ishim të nderuar të kishim panelistë Kujtim Shahiqin - Udhëheqës në Sektorin e Pylltarisë në Gjilan, Hekuran Aliu - Konsulent privat dhe aktivist , Faruk Foniqi - Drejtor Ekzekutiv dhe themelues i IGGTK, dhe Njomza Sadiku - Aktiviste,


Në përfundim të panelit diskutues, u hap edhe ceremonia e nënshkrimit të zotimit të pjesëmarrësve në angazhimin e tyre vullnetar në ndalimin e procesit të shpyllëzimit dhe rigjenerimit të tyre.


Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të segmentit Human Rightivism dhe mbështetet nga Community Development Fund - CDF

9 views0 comments

Comments


bottom of page