Punëtoria e tretë Ecoville
Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të ambientalistëve!! 🌍🌱
Punëtoria ECOVILLE, e përkushtuar për edukimin e mendjeve të reja mbi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe mjedisit, është kthyer me edicionin e tretë, këtë herë në qytetin e Gjakovës me nxënësit e SHFMU “Fehmi Agani” dhe “Mazllum Kepuska”.
Përmes një kombinimi leksionesh, punës në grup, artit dhe lojërave, këto mendje të reja u sfiduan të mendojnë në mënyrë krijuese se si mund të mbrojnë dhe përmirësojnë të ardhmen e planetit.
Ata gjithashtu patën mundësinë të analizojnë natyrën lokale përmes dronit, permes mentorimit te Faruk Foniqit, Specialistit të Sistemit Informativ të Gjeografisë (GIS).
Kjo punëtori u mundësua nëpërmjet bashkëpunimit dhe financimit të Zyrës së Presidencës, e cila do të vazhdojë t'i mbështesë këta fëmijë në të ardhmen e tyre si mbrojtës së mjedisit, së bashku me ekipin e SLK.
Comments