top of page
Search

Programi SR-NET në Tiranë


Në javën e kaluar, ekipi ynë ishte pjesëmarrës në programin SR-Net me partnerët tjerë nga Ballkani perëndimor në Tiranë. Ky program një javor është mbajtur nga data 12 deri me 19 qershor, dhe është një bashkëpunim rajonal që bashkon organizatat civile të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnë Hercegovinës dhe Kroacisë. Qëllimi i këtij programi është që të ofroj bashkëpunim fuqizues midis OJQ-ve dhe shoqatave aktive, të cilat janë të fokusuara në zhvillimin e komunitetit, të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e të rinjve. Në këtë modul të programit u shtjelluan tema të tilla si: pjesëmarrja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes; sistemi i eksplorimit të skenarëve; EN-Roads - Stimuluesi për zgjidhje klimatike, strategjia e ngritjes së fondeve; arti në aktivizim të të rinjve, dhe tema tjera relevante.


Në ditën e parë si folëse ishte Françeska Muço, e cila është aktiviste në të drejtat civile dhe angazhimin e qytetarëve në proceset demokratike. Ajo ka hartuar dhe zbatuar disa projekte dhe fushata avokuese në lidhje me fuqizimin e të rinjve dhe grave, arsimin dhe të drejtat e njeriut. Aktualisht ajo mban postin e sekretares së përgjithshme të rrjetit të profesionistëve të rinj të Shqipërisë, si dhe është pjesë e bordit drejtues të zyrës rajonale të bashkëpunimit rinor (RYCO) dhe pjesë e bordit këshillimor rinor të OKB-së.


Gjatë ditës së dytë folësja nga NVO Karika (Mali i Zi) prezantoi para pjesëmarrësve temën “Arti në aktivizim të të rinjve”, e cila ka për qëllimi të ndihmojë të rinjtë në angazhimin dhe shtimin e aktiviteteve në shoqëri përmes artit.


Sistemi i Kërkimit të Skenarëve (SES), ishte pjesë e prazantimit në ditën e tretë, e cila paraqet një mjet për t'u mundësuar pjesëmarrësve të stimulojnë rrugët e tyre të mundshme drejt së ardhmes. Ky sistem është paraqitur nga organizata “The Croatian Institute for CSR” nga Kroacia.


Edona Bylykbashi dhe Blerinda Veliu, ishin me ne gjatë ditës së katërt të cilat prezantuan temat “Feminizmi ndërsektorial” dhe “EN-Roads - Stimuluesi për zgjidhje klimatike” respektivisht.

Në ditën e pestë Sustainability Leadership Kosova prezantuan para pjesëmarrësve më tepër rreth lëvizjes #MoseMerrMalin, nga Elira Sahitaj. Ndërsa në pjesën të dytë të programit Shpëtim Shujaku ka prezantuar temën “Strategjia e ngritjes së fondeve”.


Ky projekt është implementuar nga: Sustainability Leadership Kosova (Kosovë), Fondacioni Arsimor Shqiptar (Shqipëri), Institut za društveno odgovorno poslovanje - The Croatian Institute for CSR (Kroaci), Youth Initiative for Human Rights nga Mali i Zi, BRAVO - Bosnian Representative Association for Valuable Opportunities (Bosnja dhe Hercegovina) dhe Lëvizja MJAFT (Shqipëri).


4 views0 comments
bottom of page