top of page
Search

Ndalo Shpyllëzimin në Kosovë dhe bashkohu me #MoseMerrMalin

Updated: Jun 22, 2022


Duke marrë parasysh rëndësinë e pyjeve në sigurimin e ekosistemeve të shëndetshme dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike, ne besojmë se jetesa jonë, gjendja e ekonomisë sonë dhe mirëqenia e njerëzve dhe kafshëve në Kosovë janë të gjitha në rrezik. Dhe ky rrezik buron nga shtimi i nivelit të shpyllëzimit të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, si ndryshimi i përdorimit të tokës për shkak të bujqësisë, menaxhimi i paqëndrueshëm i pyjeve, mungesa e proceseve të monitorimit, minierat, projektet e infrastrukturës si rrugët dhe ndërtesat, urbanizimi, zjarret e shkaktuara nga njerëzit dhe prerjet e paligjshme.


Si pjesë e punës sonë, ne kemi krijuar një lëvizje të quajtur #MoseMerrMalin me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për problemin e shpyllëzimit dhe ndikimin afatgjatë të saj në ekosistemet tona, biodiversitetin dhe jetesën e njerëzve. Duke vënë re dukurinë e këtyre tendencave të paqëndrueshme, SLK në partneritet me Institutin e GIS dhe Teknologjisë Gjeohapësinore të Kosovës - IGGTK dhe Correlaid (Holandë), ka nisur një rrugëtim për të kuptuar më mirë problemin e shpyllëzimit në Kosovë.


Përmes GIS3 dhe Remote Sensing kemi mbledhur të dhëna për gjendjen e pyjeve në rajonin e Kosovës për 20 vitet e fundit. Kur këto të dhëna u analizuan, u gjet një shkallë shpyllëzimi prej 7,618 hektarësh në periudhën 2001-2020. Kjo është e barabartë me mbi 1 hektarë pyje të humbura mesatarisht çdo ditë, ose madhësinë e 1.5 stadiumeve të futbollit në ditë. Këto gjetje tregojnë se, nëse nuk veprojmë tani, deri në vitin 2035 nuk do të kemi pyje të shëndetshme në Kosovë.


Në mënyrë që ne të vazhdojmë me lëvizjen #MoseMerrMalin, neve na duhet një stacion pune specifik përmes të cilit do të jemi në gjendje të përpunojmë të dhënat e mbledhura përmes imazheve satelitore.


Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, atë mund ta bëjnë përmes 4 mënyrave të ndryshme të dhurimit:

Global Albanians Foundation website: www.globalalbanians.com/stop-deforestation-in-kosova/

Xhirollogarisë bankare: XK05 1701017700006635 - NLB Bank - SWIFT: NLPR XK PR



1,158 views0 comments
bottom of page