Search

#MoseMerrMalin Tour Në Prizren

Më 12 gusht, #MoseMerrMalin Tour vazhdoi rrugëtimin e tij në qytetin e Prizrenit. Dy ngjarjet kryesore u organizuan në Malet e Sharrit së bashku me partnerët tanë Sharr Festival, në N’Bjeshkë Agroturizem.

Punëtoria e facilituar nga Indira Kartallozi trajtoi tema të ndryshme që lidhen me fenomenin e shpyllëzimit, duke filluar nga ato të përgjithshmet si kriza klimatike, ngrohja globale dhe shpyllëzimi. Për më tepër SLK prezantoi edhe EN Roads - Climate Solutions Simulator i cili u prezantua nga Blerinda Veliu. Në pjesën e fundit të punëtorisë pjesëmarrësit patën mundësi të shohin vizualisht procesin e mbledhjes së të dhënave për hartën #MoseMerrMalin (nivelet e shpyllëzimit në Kosovë) derisa Faruk Foniqi shpjegoi në detaje procesin e punës.

Ngjarja e mbrëmjes u hap me një recital autentik me poezi nga Nysret Veliu për Malet e Sharrit, të cilen e shkruajti në veçanti për këtë ngjarje. Indira Kartallozi, Drejtoresha Ekzekutive e SLK-së, mbajti prezantimin mbi lëvizjen #MoseMerrMalin dhe hulumtimin e shpyllëzimit në Kosovë. Znj. Kartallozi spjegoi në detaje për rrugëtimin e kësaj lëvizje dhe hapat që SLK, në bashkëpunim me partnerët, kishte bërë për të arritur në fazën në të cilën jemi tani dhe në ato hapa që planifikojmë të ndërmarrim në të ardhmen.


Eventi vazhdoi me një panel diskutimi të moderuar nga Çlirim Sheremeti. Panelistë ishin Dr. Wayne Visser, profesor dhe autor ndërkombëtar, Nysret Veliu, ndërmarrës vendor, Liridon Shala, aktivist lokal në Prizren dhe Taulant Hoxha, ndërmarrës dhe bashkëthemelues i Sharr Fest. Paneli diskutues ishte pika kryesore e eventit, ku ndamë hapat e radhës të lëvizjes #MoseMerrMalin.


Punëtoria dhe ngjarja e lansimit janë rezultat i hulumtimit të shpyllëzimit në Kosovë, i cili u drejtua nga Sustainability Leadership Kosova në bashkëpunim me Institutin GIS dhe Teknologjinë Gjeohapësinore të Kosovës IGGTK në Kosovë, CorrelAid dhe MasterStory nga Holanda. Emri dhe materialet e fushatës #MoseMerrMalin janë frymëzuar nga aktivistët dhe pjesëmarrësit e projektit #CreAct, i cili u mbështet nga Community Development Fund në kuadër të Human Rightivism Project.


Në fund të këtyre ngjarjeve pjesëmarrësve iu dha Zotimi #MoseMerrMalin për të cilin u ftuan ta nënshkruajnë dhe tani kemi mbledhur rreth 65 nënshkrime gjatë turneut.


0 views0 comments

Recent Posts

See All