top of page
Search

Mbjellja e 1500 fidaneve në Kaçandoll!



SLK për nder të Ditës së Tokës ka filluar aksionin e mbjelljes së 10 mijë fidanëve në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës, në partneritet me organizata të tjera dhe mbi 60 vullnetarë nga Mitrovica të cilët i janë bashkuar thirrjes për pyllëzim të malit.


Sustainability Leadership Kosovo (SLK) në kuadër të fushatës #mosemerrmalin së bashku me Forumin Lokal të Veprimit për Klimën (LoCAF), në partneritet me UN-Habitat Kosova, Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Komunën e Mitrovicës së Jugut, në bashkëpunim me Zyrën e Presidenti i Kosovës, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisionin Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim kanë organizuar mbjelljen e fidanëve në fshatin Kaçandoll.


Aksioni për mbjelljen e fidanëve të dhuruar nga FAO organizohet në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës.



5 views0 comments
bottom of page