top of page
Search

Lista finale e grantistëve të programit Green Hub


Programi Green Hub zbatohet në partneritet ndërmjet Sustainability Leadership Kosovo dhe Venture UP, dhe mbështetet nga UNDP Kosova. Ky është një program që po udhëheq ndryshimin dhe promovon trendet e ekoturizmit në Kosovë. Programi synon Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) ekzistuese në sektorin e turizmit për rimëkëmbjen e gjelbër nga COVID-19 dhe kalimin drejt qëndrueshmërisë mjedisore;


Diversifikimi i NMVM-ve të tjera në zinxhirin e vlerës së turizmit në fusha të tilla si zejtaria dhe bujqësia. Për më tepër, programi synon nisma të reja turistike nga të rinjtë; studentë të Universitetit të Prishtinës dhe më gjerë.


Theksi i këtij programi do të jetë në adoptimin e praktikave të sigurta për COVID-19 dhe mjedisin. Në nivel ndërmarrje, masa për të zbutur ose eliminuar ndikimet negative dhe një model operimi financiarisht më i qëndrueshëm.


Projekti synon të mbështesë deri në 50 SME-të turistike në rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e tyre drejt qëndrueshmërisë. Një nga komponentët më të rëndësishëm të këtij programi janë grantet e vogla të dhëna për NVM-të ekzistuese në sektorin e turizmit.


Më poshtë gjeni hartën interaktive të 28 Grantistëve të Programit Green Hub në rajone të ndryshme të Kosovës.



97 views0 comments
bottom of page