top of page
Search

ANAMORAVA, ZONË KRITIKE E SHPYLLËZIMIT




Mjedisi i Kosovës është në rrezik alarmant nga degradimi si rezultat i aktiviteteve të përhapura të shpyllëzimit si fenomen që ka marrë hov jashtëzakonisht shqetësues gjatë dy dekadave të fundit.





Duke pasur parasysh rëndësinë e pyjeve në ruajtjen e biodiversitetit, parandalimin e erozionit, rritjen e përthithjes së karbonit, përmirësimin e shëndetit të tokës, luftimin e ndryshimeve klimatike dhe stimulimin e ekonomisë duke ofruar vende pune për komunitetet lokale, tendencat e shpyllëzimit rrezikojnë këto përfitime, prandaj përpjekjet për mbrojtjen e tyre janë urgjente dhe kritike.


Ky raport analitik i kryer nga Faruk Foniqi, specialist i Hartave të Sistemit Informativ Gjeografik (GIS), ka analizuar këto tendenca të shpyllëzimit në rajonin e Anamoravës për 20 vitet e fundit 2000-2022* (6 muajt e parë), dhe rekomandon zbatimin e masave urgjente të mbrojtjes për pyjet e Kosovës.


Sustainability Leadership Kosova është e përkushtuar në përhapjen e vetëdijes për këtë fenomen negativ dhe rritjen e përpjekjeve për konservim dhe pyllëzim në Kosovë përmes lëvizjes #MoseMerrMalin, e zhvilluar në kuadër të segmentit Human Rightivism dhe e mbështetur nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit – CDF.


Klikoni në butonin e mëposhtëm për të lexuar raportin.





9 views0 comments
bottom of page