Akademia Crowdfunding - Green Hub Program
Updated: May 20, 2022
Këtë javë Sustainability Leadership Kosova në partneritet me Venture UP dhe UNDP Kosovo mbajti Akademinë Crowdfunding. Moduli është përgatitur dhe realizuar nga UNDP Crowdfunding Academy e Qendrës Rajonale të Stambollit dhe së bashku kemi kryer modulin për ngritje të kapaciteteve që trajnoi studentët e fushave të komunikimit, artit dhe marketingut (ToT) si dhe përfaqësuesit e NMVM-ve për ngritje të fondeve. NMVM-të pjesëmarrëse janë zgjedhur dhe grupuar me studentë të cilët nën udhëheqje dhe mentorim do t’iu ndihmojnë bizneseve për të organizuar kampanja të ngritjes së fondeve në platforma të ndryshme.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë mësuar se si të prezantojnë në mënyrë më atraktive dhe të targetojnë audiencën e duhur përmes komunikimit, marketingut, mediave sociale, pamjeve vizuale, përditësimeve të rregullta, promovimeve të kampanjave dhe të komunikojnë qartë me audiencën se për çka janë përdorur donacionet.
Matrica e vlerësimit ndihmoi në përzgjedhjen e NMVM-ve me ide inovative që kanë potencial për mbledhjen e fondeve shtesë, për ‘rehabilitimin’ e bizneseve të tyre dhe ‘gjelbërimin’ e punës së tyre. Këto NVM do t’iu nënshtrohen trajnimeve shtesë dhe do të zhvillojnë kampanjat me emrin “Unexplored Kosovo” që do të organizohen nga UNDP në bashkëpunim me partnerët e tjerë.
Moduli përmbante punëtori 2 ditore të organizuar në hapësirat e Venture UP (Prishtinë), e cila gjithashtu ishte paraprirë nga një sesion orientimi online, të udhëhequr nga ekpertë të Akademisë së UNDP-së Crowdfunding, nga stafi i UNDP në Kosovë, Venture UP, Sustainability Leadership Kosovo, KosovoIdeas, Germin si dhe nga ekpertë vendas në tema të rëndësishme dhe relevante, ku mirëpritën 16 përfaqësues të NMVM-ve dhe startup-eve që do të grupohen me studentë para fillimit të punëtorisë.
Si mbështetje shtesë, do të organizohet edhe një mentorim i vogël online që do të mirëpresë mentorë të cilë do të marrin pjesë në kampanja rreth 2 javë pas trajnimit dhe do të mbështesë studentët dhe NMVM-të në publikimin e kampanjave të tyre. Përveç mentorëve të përmendur deri tani, gjithashtu do të marrin pjesë edhe mentorë vendas të cilët do t’i trajnojnë pjesëmarrësit në fusha të ndryshme si dizajn, content writing, media sociale, etj. Pas punëtorisë, pjesëmarrësit/ekipet, të cilët kanë nevojë për ndihmë në përmisimin e kampanjës së tyre, do të kenë mundësi t’i caktojnë orët e mentorimit. Mentorët kryesisht do të jenë vendas por me 2 mundësi të orareve të hapura online me një projektues nga IRH.
Në fazën e prezantimeve gjatë ditës së dytë të punëtorisë, ideve të përzgjedhura me potencialin më të madh do t’iu ofrohen shërbime fotografike, video dhe shkrimi si burim për t’i mbështetur ata në promovimin e kampanjës së tyre.
NVM-të pjesëmarrëse nga Programi Green Hub ishin: Flamed (Dragash), Hotel Dardani (Mitrovicë), (Pristina Center Hostel (Prishtinë), Lura Agroturizëm (Novobërdë), B&B BioLodge (Mejë, Gjakovë), City Hostel (Prizren), Hostel Oda (Prishtinë), Koha (Prevallë), Family Restaurant (Prizren).
Comments