Tropical%20Plant_edited.jpg
Welcome to "BËHU MIK I TOKËS"

Faleminderit që jeni këtu!
 

Kosova po përjeton një kërcënim shumë të rëndësishëm të shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe shkatërrimet e shkaktuara nga njerëzit, siç janë ndotja e lartë, mbeturinat industriale dhe shtëpiake, humbja e biodiversitetit dhe shpyllëzimi. Dhe kuptohet që këto rreziqe nuk konsiderohen si prioritet për shkak të një sërë sfidash sociale dhe ekonomike të përjetuara nga shoqëria jonë në baza ditore.

Ne besojmë se duhet të trajtojmë mungesën e vetëdijes tani!

Ne duam që shoqëria jonë, përfshirë institucionet, të fillojnë të kuptojnë se mirëqenia dhe ekonomia jonë varen shumë nga ajri që thithim dhe burimet që po shterojmë çdo ditë.

 

BMT është një lëvizje që do të krijojë një veprim kolektiv për të mbjellë farën në mendjet e të gjithë njerëzve, në mënyrë që të kuptojnë rolin kritik që gjendja e mjedisit ka në shoqërinë tonë.

Fakti që po e lexoni këtë, tashmë jeni të shqetësuar ose të interesuar të mësoni më shumë. Mund të jeni një organizatë apo individ që punoni në këtë fushë? Jemi në kërkim të partnerëve dhe ndërruesve të mundshëm që do të jenë pjesë e BMT. Nëse po, dhe ju nevojiten më shumë detaje, ju lutemi shikoni broshurën BMT ose shkarkoni nga lidhja më poshtë. Nëse dëshironi të diskutoni më tej, na kontaktoni.

Shpresojmë t'ju mirëpresim në udhëtimin tonë!

Të juajit në ndryshim,

Ekipi SLK

Sustainability Leadership Kosova

Prishtina